KMR

Prindër kini kujdes! Lavatriçja mund t’u marrë jetën fëmijëve tuaj. Ja historia tragjike e kësaj vajze…

Nëna e një vajze të vogël vetëm 3-vjeçare kaloi tmerrin më të madh të jetës së saj kur vogëlushja e saj u mbyll brenda lavatriçes, kështu që vendosi që historinë ta ndajë me të gjithë.

Lindsey and Alan McIver janë prindërit e tre fëmijëve, 4-vjeçarit, Jace, 6-vjeçares, Lexi si dhe 3-vjeçares Kloe.



Çifti bleu së fundi një lavatriçe të re dhe vajza e tyre e vogël Kloe mbeti e bllokuar brenda saj. Kështu, Lindsey vendosi që historinë e saj ta tregojë në Facebook dhe që atëherë rrëfimi ka marrë më shumë 324,000 shpërndarje.

Nëna e tmerruar e vajzës së vogël tregon: “Makina jonë e vjetër larëse u prish, kështu që në blemë një të re, me idenë që është inovative dhe ‘cool’. Teksa po e instalonim, kishim dhe fëmijët nëpër këmbe dhe u thamë që të mos e preknin dhe ata thanë ‘ok”.

Por, ditën tjetër në mëngjes, djali i tyre katër vjeçar hyri në dhomën e tyre me një frymë duke u munduar t’u thoshte se Kloe kishte mbetur brenda makinës larëse. Ata u çuan të tmerruar drejt bodrumit ku makina mbahej dhe aty panë vogëlushen.

Lindsey vazhdon më tej: “Lavatriçja rrotullohej bashkë me vajzën brenda, pastaj filloi të mbushej me ujë, vajza bërtiste por nuk dëgjohej fare”.

Ata nxituan dhe e nxorën vajzën e vogël që përveç rrobave të lagura dhe disa shenjave të vogla shpëtoi pa lëndime serioze.

Duke u nisur nga eksperienca e tyre tmerruese, prindërit e vajzës vendosën ta ndanin historinë për të ndërgjegjësuar prindërit që të kenë kujdes me pajisjet teknologjike dhe kureshtjen e fëmijëve.

Vajza e vogël ishte futur në lavatriçe ndërsa i vëllai 4-vjeçar i kishte mbyllur derën dhe kishte shtypur butonat.

<
>
lavatricja m1 m2 m2-1 post vaj m4 baby
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas