ShowBiz

Prezantuesja ‘Tv Klan’ zbulon kush i ka rrëmbyer zemrën

Meqenëse është mësuar me të ftuarit dhe me pyetjet pikante për ta, moderatorja e “Kush vjen për drekë”, Arjola Shehu, ka marrë pak edhe nga hilet e tyre.

Madje, e ka kuptuar shumë mirë kur ata nuk duan të përgjigjen për pyetje si “A je i/e dashuruar?”



Të qenit në një lidhje, shumë prej personazheve të njohur shqiptarë nuk preferojnë ta bëjnë publike, derisa “zbulohen” nga paparacët apo derisa duan ata vetë ta rrëfejnë këtë.

Rastet e çifteve të njohur të showbiz-it janë të panumërt, kështu që, nëse je përballë tyre, e kupton fare mirë që nuk kanë dëshirë të të përgjigjen sa herë i devijojnë pyetjes.

Arjoa Shehu ishte e ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, ku foli jo vetëm për eksperiencat e saj te reja televizive, por edhe për jetën private. Në fakt, nuk do ta bëjë këtë publikisht, sepse mendon se dalja çdo ditë në ekran mjafton që publiku të mos ketë interes më shumë për të: “Kam qenë e rezervuar për këtë pjesë, ndaj edhe daljet i kam të rralla. Besoj se dalja ime e përditshme u vjen njerëzve në majë të hundës”,– tha Arjola.

Por nga eksperienca e saj e gjatë televizive, Rudina e di mirë se sado të konsumohet një personazh në ekran, kur është fjala për jetën private, të gjithë janë kureshtarë të dinë më shumë dhe nuk u vjen aspak në majë të hundës, përkundrazi.

Kështu, pas refuzimit të Arjolës për të folur shumë për këtë pjesë, Rudina tha se, publiku, pas pyetjes “A je e dashuruar?” është gjithë sy e veshë për të mësuar më shumë për Arjolën: “Nga eksperienca ime me të ftuarit, unë kam mësuar se si t’i bëj bisht kësaj pyetjeje. Jam e dashuruar me ngjyrat, me gjethet, me gjithçka që më rrethon…”, – tha Arjola me të qeshur. Të ftuarit e saj, por edhe të Rudinës po ashtu, shpeshherë kur duan t’i bëjnë bisht pyetjes së drejtpërdrejtë, zgjedhin të tilla forma për t’u aneksuar.

Megjithatë, pasi Rudina e përsëriti pyetjen, moderatorja e “Kush vjen për drekë”, u përgjigj: “Po ku i dihet? E lëmë mister… “ – tha ajo me të qeshur duke shtuar se ndoshta heshtja mund të tregojë diçka.

Meqenëse nuk e mohoi kategorisht, por as nuk e pohoi, Rudina tha se, ndoshta, në një program tjetër, Arjola do të fliste më shumë edhe për këtë pjesë: “Po, ndoshta” – miratoi Arjola pas saj.

U kuptuam? Apo ka akoma dyshime?

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas