Politika

Prezantoi projektet për qarkun, Rama: S’ka qorr me sy në ballë që s’i sheh ndryshimet në Fier

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Apolloni ku prezantoi projektet e reja për qarkun e Fierit.

Rama tha se programi i punësimit mbetej pikë kyçe e detyrimeve të qeverisë në këtë qark. Kreu i qeverisë premtoi përfundimin e rrugës së Semanit për të kthyer vëmendjen nga plazhi i pashfrytëzuar si dhe njoftoi përfundimin e bypass-it të Fierit për sezonin e ardhshëm veror.



Ai gjithashtu tregoi projektet për rafinerinë e naftës apo programin e 100 fshatrave pasi sipas tij turizmi është motori i ekonomisë për vendin tonë.

“Është me rëndësi të nënvizohet që përsa i përket programit tonë të punësimit, Fieri është një nga zonat ku numri i të punësuarve është më i larti. Është me rëndësi të nënvizohet se paketën e programeve për investimet për 3 vitet e ardhshme, theksi është te rritja e mëtejshme të punësimit

406 projekte kemi iniciuar dhe zbatuar me një vlerë 270 mln dollarësh gjatë mandatit të parë në këtë zonë e po ashtu kemi një numër të konsiderueshëm projektesh  për 2 vitet që vijnë. Me zhvillimin më të ri që është gazësjellësi TAP, do të kemi zhvillim ekonomie e perspektive për të rinjtë.

Është e qartë që Fieri ka dhe një potencial të pashfrytëzuar turistik, vija bregdetare që është krejt e pazhvilluar, e ku ne duam të nxisim zhvillim të shpejtë e të arsyeshëm në funksion të dekadave që vijnë. Rindërtimi i plotë i një rruge në Seman, jemi në proces gare e do nisim punën për këtë rrugë duke punuar edhe me bashkinë.

Bypassi i Fierit është bërë stres i madh për të gjithë ata që jetojnë në këtë zonë por edhe për turistët e shumtë. Ky do të jetë viti i fundit të këtij stresi, se prishëm kontratat me kompanitë ekzistuese pasi nuk paguanin njëri-tjetrin. Në shtator nisim e nuk e ndalim më punën përpara sezonit tjetër turistik.

Qeveria ka një plan mbështetje për të gjithë atë që do investojnë në agroturizëm, për të krijuar kushtet për të patur një mikëpritje, nga tryezat e deri te dhomat e fjetjes, për të pasur dallim nga restorantet në përgjithësi. Kush merret sot me agroturizëm bën para.

Rafinimi i naftës është në rrugë të mbarë se kemi një kontratë të re. Për të rritur kapacitetet e rafinerisë, sigurinë dhe prodhimin. Uji i pijshëm ka qenë problem dhe është kthyer në një pikë parësore për ne. Do ndërtojmë ujësjellës të rinj.

Nuk ka qorr me sy në ballë që të mos shohë ndryshimin rrënjësor në Fier. Por duhet të vazhdojmë të përmirësojmë problemet me përmbytjet, prandaj do bëjmë ndërhyrje të thella që ta eliminojmë.

Dua të përmend edhe programin e 100 fshatrave, ku Fieri ka 9 të tillë, të ndërtojmë shembuj të integruar të transformimit në funksion të turizmit, se turizmi është motori i ekonomisë sonë”,- tha Rama.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas