Kryesore

Presidenti Meta reagon për herë të parë pas dorëheqjes së Tahirit, ja çfarë thotë

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sonte vendimin e ish ministrit Saimir Tahiri për të lënë mandatin e deputetit.

Në një intervistë për Faxnews, Presidenti u shpreh:



“Nuk kam koment për largimin e Tahirit. Drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush”.

I pyetur për dyshimet që thuhet se ka në Gjermani për dhënien e dritës jeshile për celjen e negociatave të Shqipërisë dhe cështja Tahiri, Meta tha:

“Janë dy qasje, lidhur me rëndësinë që ka çelja e negociatave, vështirësitë për marrjen e një vendimi të tillë. Qasja më pozitive që kanë të gjithë aktorët në vend është që çelja e negociatave e ndihmon vendin t’i adresojë më mirë shqetësimet që kanë dhe partnerët ndërkombëtarë por që janë artikuluar edhe brenda vendit. Çelja e negociatave do të thotë më shumë instrumente, monitorim më i ngushtë nga BE dhe një motivim i të gjithë aktorëve vendas për të arritur standarde më të larta në këtë proces”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas