Kryesore, Mapo Format

Presidenti i UET: Misioni ynë është që t’u japim studentëve dijen si armën më të fuqishme

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Ardian Civici, është shprehur se në Universitetin Europian të Tiranës, bursat kanë një rëndësi të veçantë përshkak të filozofisë që përfaqësojnë.

“T’i japësh dikujt një bursë, përveç pjesës së përgjegjësisë sociale të institucionit, do të thotë që të gjithë shoqërisë shqiptare t’i krijosh një mundësi më shumë për një të ri më të përgatitur, më të ditur, i cili pastaj do t’ia shpërblejë disafish shoqërisë këtë gjë. Nëse ne e realizojmë misionin, që studentëve tanë t’i japim këtë armë kaq të fuqishmë, siç është dija, njohuritë dhe gjithë zhvillimi të mbështetet mbi këtë bazë, sigurisht që do jemi një shoqëri shumë më demokratike, shumë më e zhvilluar dhe që do të ecë përpara shumë më shpejt.”



UET i jep prioritet shpërndarjes së bursave, në të dyja llojet e saj, edhe ato sociale të cilat kanë për qëllim të kontribuojnë në përfitimin e një arsimimi edhe për ata individë të cilët vijnë nga shtresa apo kategori të pafavorizuara në aspektin social dhe ekonomik, por njëkohësisht të promovojë të gjithë ata individë të cilët kanë një talent apo japin një kontribut të caktuar për shoqërinë, ose shfaqin arritje të larta akademike.

“Besoj që gjatë këtyre viteve kemi gjetur një ekulibër midis promovimit të dyja kategorive të bursave, edhe për të patur përmasën e asaj që quhet përgjegjësi sociale, por njëkohësisht edhe për përmasën tjetër ku për dijen dhe për talentin nuk duhet të ketë asnjë kufizim në hapsirat e tij, për t’u zhvilluar, për t’u shkolluar dhe për t’u bërë sa më i ditur.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas