Kryesore, Mapo Format

Presidenti i UET, Civici, i ftuar në studion e së dielës në News24: Kemi koeficent të lartë dhe të kënaqshëm të punësimit të studentëve tanë

Universitei Europian i Tiranës tashmë ka mbyllur diplomimin e brezit të dhjetë të studentëve. Për këtë arsye, pas ceremonisë së diplomimit, presidenti i UET, Adrian Civici ishte i ftuar te News24. Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës Prof. Dr. Adrian Civici, tregon se është momenti kur “ne bëjmë një bilanc për të parë se çfarë kemi përmirësuar, sa dhe si e kemi kuptuar rolin e universiteteve në formimin e profesionistëve cilësorë, formimin dhe edukimin e qytetarëve shembullorë”.

“Është një ndjesi e veçantë edhe po t’i referohesh edhe formalisht numrit 9256 të diplomuar në UET në tre ciklet, por më shumë se sa ky numër është përgjegjësia që ndjen secili nga ne për cilësinë dhe standardet e diplomave që në japim, për mënyrën si funksionon universiteti dhe sa të vlefshëm kemi qenë deri tani për këto karriera të reja të filluara në të gjithë sektorët e ekonomisë, të paktën në ato drejtime diplomimi që mbulon UET. Në ceremoninë e fundit përballë një numri aq të madh studentësh, prindërish, të afërmish dhe të ftuar, ndjenja e vetme që patëm pothuajse të gjithë ishte përgjegjshmëria dhe përgjithësia përballë këtij fakti.”



“Për sa i përket arsimit të lartë privat është një fenomen i ri në raport me arsimin publik, por ishte një nevojë e domosdoshme e shoqërisë shqiptare. Përveç mënyrës se si erdhi arsimi privat, pati një kërkesë për cilësi më të lartë, standarde më të larta. Sot në çdo sekond në botë shtohen 2 studentë të rinj dhe numëri i studentëve në nivel botëror e kalon shifrën 220-230 milionë.”

“Qëllimi i Universitetit, për ata që e mbarojnë, është një shpërblim që duhet të japi efiçencën që duhet. Efiçenca më e mirë është penetrimi në tregun e punës, qëndrimi në tregun e punës dhe rezultatet që kanë studentët. Në kuadër të Alumnit që ne mbajmë lidhje 10 vjeçare me studentët që mbarojnë, për të pasur jo vetëm statistika por dhe kontakte ku përpiqemi të kuptojmë se sa e shpejtë ka qenë koha e tyre e punësimit të parë, sa përputhet punësimi i tyre me diplomën që kanë marrë, si ka qenë paga dhe shpërblimi i tyre gjatë kësaj karriere dhe si ka qenë qëndrueshmëria e tyre në tregun e punës.
Me këtë tregues ne tregojmë se sa cilësorë dhe të aftë janë studentët tanë. Dua të them që na del një koeficient i lartë dhe i kënaqshëm për punësimin e studentëve tanë. Nga ana tjetër në filozofinë e Universitetit ne e kemi quajtur UET si Universitet i Biznesit në kuptimin që UET përgatit të diplomuar në funksion të kërkesave në tregun e punës dhe të biznesit.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas