Rajoni

Presidenti i Kosovës takohet me Vladimir Putin




               Publikuar në : 13:33 - 12/11/18 |
mapo.al

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar në Paris me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Kreu i shtetit të Kosovës ka bërë me dije se me Presidentin Putin bisedoi për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.


“Në Paris, takova Presidentin Putin, duke u fokusuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Në këtë temë, Presidenti Putin ishte i qartë: “Nëse ju (#Kosova dhe #Serbia) arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, ka shkruar Hashim Thaçi në Twitter.

Presidenti Hashim Thaçi dhe liderët e tjerë të botës ishin në Paris në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore. /tvklan.al


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas