Kryesore, Politika

Presidenti i KE-së/ Basha dhe PD pro gjermanit të CDU-së së Merkelit

Partia Demokratike do të votojë për herë të parë një kandidat të PPE-së për President të Komisonit Europian. Ka qenë vet kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ai që e ka bërë të ditur këtë fakt përmes një postimi në “Twitter”.

Basha, i shoqëruar nga Gert Bogdani dhe deputetja Albana Vokshi, marrin pjesë në Kongresin e PPE-së në Helsinki. Basha që zbuloi se 4 votat e PD-së ditën e enjte do të shkojnë për gjermanin, Manfred Weber, duket se është i kënaqur me këtë kandidaturë.



“Në Asamblenë Politike të PPE #EPPHelsinki miratuam kandidaturat e Weber dhe Stubb. Nesër #EPPCongress debati dhe të enjten zgjedhim kandidatin e PPE për President të Komisionit Europian. Si anëtare me të drejtë vote, 4 votat e PD janë për @ManfredWeber e simotrës mike CDU/CSU”,- shkruan Basha.foto galeri foto galeri foto galeri

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas