Aktualitet

Presidenti e refuzoi, Kuvendi i Maqedonisë miraton sërish marrëveshjen me Greqinë

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar sërish ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Ligji u votua pa pjesëmarrjen e opozitës me 69 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër. Ligji kthehet përsëri në Kuvend, pasi presidentit Gjorge Ivanov nuk u nënshkroi atë.

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë më 20 qershor me 69 vota “pro” miratuan për herë të parë ligjin marrëveshjes me Greqinë dhe e dërguan tek presidenti Ivanov, i cili njoftoi se nuk do ta nënshkruajë.



Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë duhet të dërgohet serish tek presidenti, i cili këtë herë sipas Kushtetutës është i detyruar ta nënshkruajë.

Njohësit e çështjeve kushtetuese dhe juridike theksojnë se Ivanov është i obliguar që ta nënshkruaj Ligjin, sepse përndryshe rrezikon të përballet me ligjin për shkelje të Kushtetutës.

Pas ratifikimit nga presidenti pritet caktimi i dates për mbajtjen e Referendumit lidhur me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, që doli si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar midis Shkupit dhe Athinës një muaj më parë në Prespë të Greqisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas