Kryesore, Politika

“Premtoi vende pune. Po hap vende burgjesh”

bashaaaaaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vazhdoi takimet e tij me qytetarët.

Këtë herë ai ishte në qytetin e Vlorës.



Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, ai i ka lënë qytetarët që të ankohen përpara tij.

 

BISEDA

“20 mijë lekë të qelbura që marrim përkrahje sociale, ça do paguajmë dritat tani!? Unë s’kam të ha bukë. Vetë i pestë, pa asnjë të ardhur fare në shtëpi”, shprehet një qytetar.

“Kam qenë 7 vjet në Itali, shtëpia ime ka qenë e kyçur, më vijnë dy kontrata. Kontrata e parë është zero, zero dhe më vjen kontrata tjetër, afrofe me 9 milionë e 200 mije lekë”, ankohet një qytetar.

“Dem baba dem, e them hapur këtu, kam qenë i majtë por jam zhgënjyer shumë. E para papunësia, e dyta për dritat…” shprehet banori i Vlorës.

“Kur papunësia është e madhe, ngaqë ti mbyll çdo gjë, nga do punojë biznesi?!”, pyet një qytetar.

Basha: Janë ulur taksat?

“Jo, jo, janë rritur taksat”.

Basha: Edhe për biznesin e vogël?

“Po, për çdo lloj gjëje”.

“Për të vënë sahat në këtë shtëpinë time, në kolibe, më thotë do të paguash 80 e ca mijë lekë. Pas kësaj do marrësh sahatin thotë, 250 mijë lekë. Në qoftë se ti i paguan me këto lekë që kam unë këtu, 26 mijë lekë në muaj, hajde më vrit mua!”, proteston një qytetar.

“Atje ku janë puset e naftës është tokë e gjyshit. Unë isha atje 7 vjet roje dhe jam pa punë sot. Tre vetë kam në familje dhe unë katër”.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se: “Kjo situatë është rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së taksave, rritjes së paligjshmërisë, rritjes së pandjeshmërisë, faktit që nuk duan t’i dëgjojnë më qytetarët. Ua morën votën dhe s’duan t’i dëgjojnë më”.

“Ne kemi mbetur si ajo kopeja pa çoban, prandaj vini dorë dhe neve na keni mbrapa!”, pohon një qytetar.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është njohur edhe me situatën në zonat rurale të qarkut të Vlorës. Rritja e çmimit të naftës, – theksuan banorët – ka vështirësuar punimin e tokës, sikundër ata shprehën shqetësimin edhe për mungesën e subvencioneve nga ana e qeverisë. Banorët e Gjormit i folën Bashës dhe për pasigurinë që ndiejnë çdo ditë, për jetën e tyre.

“Hall kam se kam edhe katër fëmijë në shkollë e nuk i çoj dot se më kërkon lekët e librave, më kërkon para për çdo gjë. Ku t’i çoj, me çfarë t’i çoj?! Nuk punon dot fshatari me 2000 lekë kilen e naftës,si të punojmë tokën. Nuk punon dot absolutisht. Tani, si?!, shprehet banori i Gjormit

“Ai s’ka investuar një lek në energji,asnjë lek në blegtori, në bujqësi, asnjë subvencionim. Tani duhet vënë dorë”, thotë një tjetër.

“Punësim s’kemi, para s’ka. Ka gënjeshtra”.

“Populli ndodhet në gjendje ekonomike shumë të vështirë. Nuk merr dot bukën e fëmijëve. Ore, ne vemi në Vlorë e na duhen 4 mijë lekë pa pirë një kafe, mot do vejë gjashtë!”, ankohet dikush.

“Nuk del dot tutje po u errësua, se të vrasin”, shprehet i shqetësuar një qytetar.

“Premtoi vende pune. Vetëm vende burgjesh po shoh”.

PasPara

1 koment

  1. LULUSH IKU KOHA JUAJ PER TI LENE SHQIPTARET TE BEJNE CFARE TE DUAN TASH ESHTE KOHE TJETER KU SHQIPTARET TE MESOHEN NJEHER E MIRE TE RESPEKTOJNE LIGJET SHTETRORE PO QE SE DUAN TE HYNE NE EVROPE ME LIGJET E BABAGJYSHIT TUAJ SALIKO SOT E NJEMIJEVJET SKISHIN PER TE PARE EVROPEN AE SHEH LULUSH CFARE DALLIM KENI JU PARTIA NE PUSHTET.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas