Kryesore, Mapo Letrare

Premiera e Laços: Me poetin e “dështuar” të Ylljet Aliçkës

Duket sikur jemi kthyer mbrapsht, në fillim të viteve ’90 kur uria për të ironizuar prapambetjen shqiptare nuk kishte nevojë për estetikë të hollë, duke u mjaftuar me historinë, idenë. Si duket në këtë reminishencë të fillimtranzicionit shqiptar shkon sarkazma e skenarit të ri që ka shkruar Ylljet Aliçka në filmin me metrazh të shkurtër, “Poeti”, me regji Atina Laço, e cila debuton në kinematografi

Duket sikur jemi kthyer mbrapsht, në fillim të viteve ’90 kur uria për të ironizuar prapambetjen shqiptare nuk kishte nevojë për estetikë të hollë, duke u mjaftuar me historinë, idenë. Si duket në këtë reminishencë të fillimtranzicionit shqiptar shkon sarkazma e skenarit të ri që ka shkruar Ylljet Aliçka në filmin me metrazh të shkurtër, “Poeti”, me regji Atina Laço, e cila debuton në kinematografi. I financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka për subjekt fatin e një poeti të talentuar, i cili përballë vështirësive ekonomike në kushtet e reja të ekonomisë së tregut ka gjetur si mënyrë mbijetese, duke bërë poezi ngushëllimi dhe lajmërime poetike vdekjesh.



Filmi nis me takimin e poetit të njohur Beniamin N. me botuesen e tij për të verifikuar nëse ka ndonjë shitje nga libri i tij i fundit , gjë që dëshmon për gjendjen e tij të vështirë financiare.

Historia e ngritur nga Aliçka të çon në aventurën e një poeti për gjetjen e klientelës në raste vdekjesh, për të shkruar me pagesë fjalët përshpirtëse.

Aktori kryesor Alfred Trebicka krijon profilin naiv e grotesk kur mbrëmjeve mbush listën me vargje për të vdekurit. Derisa një ditë duket se një keqkuptim ironik e nxit të kuptojë realitetin ku ka rënë. Filmi ka imazhin fotografik të Spartak Papadhimitrit, pak ndërhyrje skenike, pothuaj reale duke zbuluar një kuintë të errët, në mbijetesën e poetit përballë vështirësive ekonomike, në kushtet e reja të tregut.

Burri me emrin Benjamin përballë faktit të mos shitjes së librave, botueses i vjen ndër mend se një fqinjës së saj që i kishte vdekur i shoqi i kishin kërkuar një poezi për t’ia shkruar mbi varr si dhe për të shoqëruar lajmërimin përkatës në gazetë, duke i kujtuar poetit se kjo ishte një punë që shpërblehej financiarisht. Botuesen e njohim të gjithë, është edhe në jetën reale Irena Toçi. Sigurisht ia doli të ishte në një rol, përveç punës me librin, duke treguar se sa e vështirë ishte për të përfshirja në këtë film, por duke treguar edhe kënaqësinë e përjetuar edhe pse bëhet fjalë për një situatë pothuaj surreale të Benjaminit.

Fillimisht i zhgënjyer nga propozimi, më pas poeti e merr në konsideratë këtë propozim dhe për të rritur njohuritë mbi poezitë e ngushëllimeve konsultohet me trashëgiminë popullore të këngëve të vdekjes, si dhe duke bërë herë pas here vizita nëpër varreza, ku mban shënim shkrimet mbi varre. Më pas filmi krijon të tjera hapësira ku shohim se dhe artistë apo krijues në fusha të tjera të artit, si p.sh. rasti i skulptorit të njohur A.R., në rol aktori Romir Zalla, që së fundi e ka drejtuar krijimtarinë e tij në skulptura varresh. Skulptori i sugjeron poetit se rrugët e marrjes sa më të shpejtë të informacionit janë zyrat e funeraleve, pavijonet e spitaleve, kryesisht ato të tumoreve dhe kardiologjisë…Më pas filmi alternon raste suksesi apo dështimesh të poetit nëpër ceremonira funeralesh, shtëpi me raste vdekjesh, spitale etj. Ylljet Aliçka është shprehur se puna për skenarin ka nisur një vit më parë, mbështetur mbi një tregim të botuar disa vite më herët. “Skenarin e kam shkruar vitin e kaluar mbështetur mbi një tregim timin, botuar disa vite më parë. Lidhja me regjisoren, thjesht ngaqë ka një përvojë e formim gjerman në këto fusha. Filmi u mbështet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në zërin film i shkurtër independent dhe shpresohet një mbështetje po modeste nga një strukturë ballkanike me qendër në Selanik”.

Skenaristi Ylljet Aliçka ka qenë i kënaqur nga loja e aktorëve dhe është shprehur se “Ne kemi aktorë të niveleve ndërkombëtare. Jam me fat që gjej aktorë të këtij niveli për filmat e mi. Siç pata fat me Robert Ndrenikën te filmi “Lulet Plastike”, të njëjtën vlerë po gjej edhe tek Alfred Trebicka, aktor që i rrit vlerën skenarit. Po ashtu dhe Zana Prifti, Romir Zalla apo Egla Ceno kanë mishëruar në ekran më së miri një tregim timin, botuar disa vite më parë”.

Por me emrin e Aliçkajt lidhet filmi i famshëm “Slogans” që mori çmimin e kritikës në Festivalin e Kanës, në vitin 2001; “Tokyo Grand Prix – Golden Prize” në Festivalin e Filmit në Tokio; Çmimin e parë për skenarin” “Një histori provinciale” në Festival de Film de l’Europe de l’Est, Francë, 2011. Një vit më parë Ylljet Aliçkaj ka shfaqur filmin “Lulet Plastike” që i dedikohet moshës së tretë, vetmisë së tyre, dhe si autor e regjisor i filmit ka krijuar dy personazhe interesante, nëpërmjet lojës së aktorit të njohur Robert Ndrenika dhe aktores Zana Prifti.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas