Media

Prej vitesh mike të ngushta, Xhemi flet për Arbanën: Zihemi…

Miqësia e fortë mes Arbana Osmanit dhe Xhemi Shehut ka nisur në korridoret e televizionit ‘Top Channel’. Si për të vërtetuar se miqësia e tyre nuk është vetëm brenda kornizës së ekranit, kemi parë se Xhemi dhe Arbana ndajnë së bashku edhe momentet më të veçanta të ditës.

Përveç kësaj, që pas lindjes së fëmijëve, ato kanë krijuar një lidhje akoma dhe më të ngushtë, duke qenë se edhe djemtë e tyre janë miq të mirë me njëri-tjetrin. Megjithatë si në çdo marrëdhënie, jo vetëm miqësore, por edhe familjare, edhe Xhemi me Arbanën kanë mosmarrëveshje mes tyre. Por është e rëndësishme se inati me njëra-tjetrën nuk zgjat shumë. E ftuar në emisionin “Pushime On Top”, Xhemi ka folur për miqësinë e saj me Arbanën.



“Edhe ne zihemi, por kurrë nuk mbajmë mëri. Maksimumi na zgjat dy orë”, – ka thënë Xhemi. Madje nëse nuk takohen ja ndjejnë shumë mungesën njëra-tjetrës. Xhemi ka rreth dy javë që udhëton në vende të ndryshme të Shqipërisë, për shkak të “Verë dhe Portokalle’, dhe për këtë arsye mezi pret që çdo gjë të mbarojë dhe të nisë disa ditë pushimi me mikeshën e saj. /Revista Who/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas