Bota, Kryesore

‘Prej Jerusalemit e deri në Ballkan, është e jona…’, Erdogan po e ‘kruan’ me Izraelin?

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në provincën lindore turke Mu?, deklaroi ambiciet e tij për shtrirjen e influencës turke që nga Meka e Jerusalemi e deri në Ballkan.

“Nëse shikojmë prapa Malazgirtit nënkupton Mekën, Jerusalemin ndërsa nëse shikojmë përpara nënkupton Bursën, Edirnen, Stambollin, Rumelinë dhe gjithë Ballkanin”. – deklaroi Presidenti Erdogan.



Në ceremoninë e cila shënon përvjetorin e Betejës së Malazgirtit, duke uruar 947-vjetorin e Fitores së Malazgirtit Erdo?an shtoi: “Uroj edhe një herë këtë fitore të bekuar për të gjithë popullin tonë dhe gjithë turqit që ndodhen në katër anët e gjeografisë sonë.

Shpreh mirënjohjet e mia për Sulltan Alparslanin dhe të gjithë trimave në ushtrinë e tij të cilët na e lanë këtë vend të bukur si atdhe, si dhe të gjithë veteranët dhe dëshmorët të cilët shkuan nga kjo rrugë gjatë shekujve të tërë”.

Ai tha se fitorja e arritur në Malazgirt ka hapur rrugën e cila çon deri në pjesët qendrore të Evropës.

“Për këtë arsye nëse shikojmë prapa Malazgirtit nënkupton Mekën, Kudsin ndërsa nëse shikojmë përpara nënkupton Bursën, Edirnen, Stambollin, Rumelinë dhe gjithë Ballkanin. Nëse e harrojmë frymën e Malazgirtit nuk do të kemi as të kaluar e as të ardhme.

Ne në Malazgirt nuk e arritem vetëm një fitore. Ne në Malazgirt në të njëjtën kohë i kemi treguar gjithë botës se çfarë kombi jemi”,- tha Erdogan.

Duke e bërë të ditur se Anadolli është një provincë, Erdogan tha se “Në qoftë se bie kjo provincë, atëherë nuk do të mbetet as Lindje të Mesme, as Afrikë, as Azi të Mesme, as Ballkan e as Kaukaz”.

Ai gjithashtu shtoi se në nënprefekturën Ahlat mbi 10 hektar sipërfaqe do të ndërtojnë një qendër të tendave me 1071 metra katrorë.

Beteja e Manzikertit, apo në qytetin e sotëm Malazgirt në lindje të Turqisë, u zhvillua në vitin 1071, kur selçukët turq, nën udhëheqjen e Sulltan Alp Arsllanit mposhtën perandorin bizantin Romanusin IV. Pasojat e humbjes ishin dobësimi i mbrojtjes së Bizantit.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas