ShowBiz

Prej 10 vitesh nuk del në ekran, këngëtarja shqiptare seksi tregon ku ishte ‘strukur’ gjatë kësaj kohe…






               Publikuar në : 18:48 - 27/09/18 |
mapo.al

Ajo ishte dikur një nga këngëtaret më të famshme në Shqipëri, mirëpo ka 10 vite që Joana Smakaj nuk është më një figurë publike.


Këngëtarja e hiteve “Zemrën ndeze”, “Më mungon” etj. ka ndryshuar totalisht nga vajza që ishim mësuar të shihnim disa vite më parë, por ka ngelur e njëjta bukuroshe bionde.

Tashmë nënë e dy fëmijëve ajo ka treguar se la muzikën në momentin që lindi vajzën kur ishte ende 28 vjeçe.

34-vjeçarja tha se ndonjëherë mendon që t’i rikthehet muzikës, ndonëse tani ka si profesion kryesor avokatinë.

E ftuar në emisionin “Rudina” ajo tregoi”:

“Muzika ishte pasion i imi por vjen nje moment qe duhet te kesh profesion qe te jesh e vlefshme ne familjeMe tundon deshira per t’ju rikthyer muzikes. Me mungon shume ajo kohe.

Unë shkollen e mesme e kam mbaruar per kanto, 22 vjeç fillova muziken, ne ate kohe isha e martuar dhe isha bere me djale. Djali sot eshte 13 vjeç kurse vajza 6 vjeç. Bashkëshorti më ka mbështetur në muzikë, edhe financiarisht, pastaj më ka mbështetur edhe në profesionin tim.

Juridikun e bëra si të gjithë shqiptarët, megjithatë më pëlqen dhe jam shumë e lumtur edhe pse në fillim e kisha pak me frikë. Mëmësia ka qenë e vështirë, jam bërë nënë në moshë të re, 22 vjeç ndërsa me vajzën kam qenë më e pjekur, isha 28 vjeç. Kur ngela shtatzene me vajzen u shkeputa nga muzika. Po mos te kisha lindur vajzen, do e vazhdoja.

Te gjithe pasditen pas punes e kaloj me femijet, i ndihmoj per detyrat. Nuk do doja qe ata te ndiqnin rrugen e artit sepse ketu nuk ka te ardhme. Megjithate vajza do qe te behet kengetare ndersa djali do qe te behet aktor. Jane deshirat e tyre por une nuk do doja”.

<
>
640-0-5babadab9430c drt6y7iky6e dtujst duyk ftu7kdyl fuykdy fyikydctl fyukfy page-88 tyjydtek


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas