Te Vecanta

“Predha” e kuqe që arrin 500 km/h






               Publikuar në : 21:47 - 16/02/18 |
mapo.al

Një motor i fuqishëm V8 prej 9 litrash dhe 1800 kuaj fuqi e bëjnë “Corbellati Missile” kandidate për makinën më të shpejtë në botë.


“Corbellati” është një markë e re italiane, me seli në Tenerife të Spanjës, që do të debutojë në Sallonin e Gjenevës (8-18 mars) me një supermakinë që premton performancë të jashtëzakonshme.

E hapur dhe me një pamje si makinat e viteve ’60, motori i “Corbellati Missile” do të mundësojë që të arrihet shpejtësia e jashtëzakonshme prej 500 km/h.

Nëse kjo gjë do të verifikohet në pistë, atëherë kjo makinë do të lërë pas ato që janë sot më të shpejtat në botë: “Koenigsegg Agera RS” (447 km/h) dhe “Bugatti”.



CLOSE
CLOSE
Pas