Rusi 2018, Sport

Prapaskena e humbjes ndaj Kroacisë, Mesi kundër trajnerit: Nuk kemi besim…

Botërori i Rusisë, pritej të ishte turneu ku Argjentina do të rregullonte gabimin që bëri në Brazil, ku humbu finalen përballë Gjermanisë, por në fakt, kjo Kupë Bote rezultoi një dështim për skuadrën bardhekaltër.

Humbja e parë e tyre, erdhi në takimin me Kroacinë, duke u mundur me shifrat 3-0, por mesa duket, përtjer rezultatit, ka pasur edhe shumë tension në dhomat e zhveshjes mes lojtarëve dhe drejtuesve.



Ka qenë Mesi me Maskeranon, ato të cilët kanë thirrur Sampaolin dhe asistentët e tij, duke iu kërkuar llogari për gjithçka, madje edhe duke u shprehur se kanë humbur besimin plotësisht te ata. Sipas mediave spanjolle, situata ka agravuar deri në përdorimin e toneve të ashpra ku Mesi edhe ka kërkuar nga Sampaoli që të jetë i drejtpërdrejtë.

“Na thoni çfarë të bëjmë. Nuk po marrim dot asgjë nga ajo çfarë ju keni thënë e kemi humbur besimin te ju. Duam një opinion rreth kësaj çështjeje. Një opinion për gjithçka”, shpreheshin lojtarët argjentinas.

Ndërkohë, Mesi ka pasur një debat personal me trajnerin që i ka kërkuar të flasë para të gjithëve.

“Më ke thënë që të zgjedh lojtarët të cilët do të luajnë, por unë nuk të kam dhënë asnjë emër. As për t’i futur dhe as për t’i nxjerrë nga loja. Më thuaj tani këtu para të gjithëve, a të kam thënë ndonjëherë se kë të aktivizosh”, pyeti Mesi. Pas këtij debati, njëri ndër asistentët ka kërkuar që të japë dorëheqjen, por kanë qenë drejtuesit e federatës, ato të cilët nuk e kanë lejuar. /Vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas