Sociale, Universitet

Pranimet në universitete, kushtet për Ekonomikun dhe Gjuhët e Huaja

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës mbetet gjithashtu në krye të listës, sa i takon kërkesave. Por, fitues shpallen ata që plotësojnë këto kushte:

“Në 100% të pikëve, 50% e ka nota mesatare e shkollës së mesme dhe 50% mesatarja e notave të 4 lëndëve, matematika, ekonomia, fizika gjuha e huaj”, u shpreh Dhori Kule.



Për tu pranuar në fakultetin e Gjuhëve të huaja duket se është më e thjeshtë për tu pranuar, por ka ndryshuar trendi i mesatares. Atë nuk e ndjekin më të dobëtit

“Mesatarja e thjeshtë e viteve të shkollës së mesme dhe notave të provimeve të maturës shtetërore. Vjet patëm një ngritje të kufirit të mesatares. Nuk jemi te 6 por jemi diku te 7.8”, shprehet Artur Sula.

Për dekanin e Ekonomikut ka një arsye thelbësore pse maturantët duhet të zgjedhin këtë fakultet

“Duhet të aplikojnë sepse shkolla bëhet për të gjetur punë. kush merr diplomën e ekonomikut e ka punën e sigurt”, tha Dhori Kule.

Sipas dekanit Sula, tregu ka gjithmonë e më shumë nevojë për përkthyes. Ndërsa prioriteti që merr një gjuhë e huaj apo një tjetër lidhet ngushtësisht me mundësitë që ofron tregu për punë

“Kapitalet dhe investimet e huaja do të kërkojnë gjithmonë njerëz që dinë gjuhë të huaja , do kërkojnë guida turistike, përkthyes. Për shembull në “call center” e para është gjuha italiane, apo edhe gjermanishtja pasi ofron kontrata pune”, tha Sula.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas