Kronika

Prangoset shqiptari, dhunonte dhe abuzonte seksualisht me gruan

Dhuna sistematike ndaj gruas së tij i ka kushtuar lirinë një emigranti shqiptari në Itali, i cili ka përfunduar në pranga. Dje policia e Bergamos arrestoi 39-vjeçarin e dhunshëm, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht gruan e tij.

Mediat italiane raportojnë se përveç keqtrajtimit dhe kërcënimeve që ushtronte ndaj gruas, dora e dhunshme e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk dihet, nuk ka kursyer as fëmijët e tij.



Tashmë shqiptari qëndron në paraburgim, ndërsa akuzohet për abuzime të rëndë dhe të vazhdueshme ndaj familjes dhe dhunën seksuale ndaj bashkëshortes së tij.

“Ansa” shkruan se hetimet kishin nisur që në qershorin e kaluar, ndërsa pas dëshmive të gruas shqiptare dhe denoncimit të saj autoritetet vendosën arrestimin e 39-vjeçarit./BW

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas