Kryesore

Prangoset në Shijak anëtari i bandës së Shullazit, ja si e kërcënoi biznesmenin

Është arrestuar nga ana e Policisë së Shijakut shtetasi Arben Haxhihyseni 48 vjeç, banues në Elbasan, pjesë e bandës së Emiljano Shullazit, dhe i shpallur në kërkim prej vitit 2015.

Në vitin 2017 (shpallur në kërkim) , Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 109/b të Kodit Penal.



Ngjarja e ndodhur në 2015-tën ku Haxhihyseni është gjetur fajtor për kanosje dhe kërcënim:

Julian Bregu është telefonuar nga i pandehuri Arjanit Luli, i cili e ka ftuar për një kafe. Pasi janë takuar për kafe në një bar në afërsi të Liqenit Artificial, me ta është bashkuar edhe i pandehuri Elvis Karoli dhe Klevis Kardashi, persona që njiheshin me biznesmenin.

Pak minuta më vonë, Bregu është ftuar t’i shoqërojë te një apartament te Kodra e Diellit, që Luli pretendonte se do ta blinte.

“Në kohën që kanë qenë duke parë ambientet e apartamentit, i cili ishte bosh dhe i pashtruar, ka ardhur një person i maskuar (i identifikuar më vonë si i pandehuri Arben Haxhihyseni) me një pistoletë me silenciator në dorë. Ai u ka drejtuar armën personave dhe i ka pyetur për emrat. Më pas i ka thënë kallëzuesit “Me ty e kam”.

I pandehuri Arben Haxhihyseni ka detyruar kallëzuesin të heqë rrobat dhe më pas i ka lidhur duart. Kallëzuesi ka vënë re më pas se edhe personat e tjerë njiheshin me personin e maskuar, pasi më vonë kanë biseduar me të normalisht. Personi i maskuar, sipas kallëzuesit, i ka futur kokën në një kovë me ujë disa herë për disa sekonda deri sa është thyer kova”, thuhej në dosjen e Prokurorisë.(FAXWEB.AL)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas