Kronika

Pranga të riut nga Elbasani, u kap me lëndë narkotike në makinë për ta shitur në doza

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.H, banues në lagjen “Aqif Pasha”.

Ky shtetas po transportonte një sasi lëndë narkotike për ta shitur në doza, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij në lagjen ‘5 Maji’ shërbimet e policisë gjetën dhe bllokuan në cilësinë provës materiale 289 gramë kanabis.



Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas