Kronika, Kryesore

Pranga presidentit të klubit të futbollit: Si u arrestua Gëzim Sallaku dhe vëllezërit

22 persona janë arrestuar mbrëmjen e të martës në Itali, mes të cilëve dhe biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku dhe vëllezërit e tij.

Sipas medias italiane Bresciatoday.it, presidenti i klubit të futbollit Darfio, Gëzim Sallaku u arrestua me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias italiane e prokurorisë së Breshias.



Media italiane shkruan se në pranga kanë rënë 3 vëllezërit e Gëzim Sallaku pasi i janë gjetur tre pistoleta që i mbanin pa leje.

Janë arrestuar vëllezërit Isuf, Taulant dhe Saimir Sallaku.

Nuk është e qartë ende lidhja mes personave të arrestuar por mësohet se policia ka ndërhyrë për të shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë që merrej me trafikun e drogës në disa provinca në Itali.

Në shtëpinë e Sallakut u gjetën tre armë zjarri pa leje përkatëse si dhe një sasi municioni. Ato mbaheshin të fshehura në një hendek në garazhin e vilës së tij. Gjatë operacionit të Policisë Italiane u zbulua gjithashtu edhe një laborator droge në zonën e Bergamos, raporton “Ansa”.

Ende nuk ka informacione rreth emrave apo veprimtarive të shqiptarëve të tjetrë të arrestua, por pritet që detajet më të hollësishme të bëhen publike nga autoritetet italiane.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas