Kronika, Kryesore

Pranga ish-shefit të kadastrës së Lezhës

policia arrestimIsh-shefi i Kadastrës së Lezhës, Shan Gërdhata, 56 vjeç është prangosur pasditen e sotme pasi ishte në kërkim.

Burime zyrtare nga Policia e Lezhës tha se, Gërdhata ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.



56-vjeçari Gërdhata mje banim në fshatin Balldre të Lezhës është prangosur në lokalin e tij, në të njëjtën zonë ku edhe banonte.

Policia e kishte prej disa javësh në kërkim dhe sot kishte marrë informacione se, ai kishte mbërritur në lokalin në pronë të tij në Balldre, ku edhe i janë vënë prangat.

Shan Gërdhata akuzohet se, ka falsifikuar dokumente dhe ka plotësuar në kundërshtim me ligjin, tapi për shtetas të ndryshëm, duke shkaktuar mbivendosje pronash.

Mësohet se hetimet kanë nisur pas denoncimit të disa banorëve, të cilët kanë pasur probleme e konflikte për tokën e tyre.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas