Kryesore

PPE me rezolutë të fortë në krah të PD






               Publikuar në : 09:08 - 19/11/14 |
mapo.al

basha ppePartia Popullore Europiane ka dalë me një rezolutë në lidhje me situatën politike në Shqipëri.


Grupimi më i madh i partive në Europë e ka miratuar rezolutën gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike më 18 nëntor.

Në rezolutë shprehet “shqetësim i madh për përkeqësimin e situatës politike, që ka sjellë edhe polarizimin, mungesën e dialogut dhe bashkëpunimit në Shqipëri”.

PPE dënon “shkeljet e përsëritura dhe serioze të ligjit nga mazhoranca qeverisëse”.

Po ashtu nënvizohet kërcënimi që u bëhet deri në dhunë fizike deputetëve të opozitës nga “deputetë të mazhorancës me precedentë kriminalë”.

PPE shpreh keqardhje për praktikat e blerjes së votave nga PS në zgjedhjet e pjesshme lokale më 3 nëntor, i vjen keq që reforma territoriale u miratua në mënyrë të njëanshme, shpreh alarmin për shkarkimet në administratë publike dhe i bën thirrje mazhorancës që të përmbahet nga tendenca për të kapur instutucionet.

Rezoluta me gjuhë të fortë përmbyllet duke shprehur mbështetje për Partinë Demokratike dhe duke i apeluar Komisionit dhe Parlamentit Europian të monitorojnë nga afër Shqipërinë dhe të ndërmarrin hapa për të tejkaluar këtë situatë politike.



CLOSE
CLOSE
Pas