Sport

Portieri rus tregon se si priti penalltitë e spanjollëve






               Publikuar në : 16:06 - 03/07/18 |
mapo.al

Portieri rus Igor Akinfeev, heroi rus i penalltive kundër Spanjës, zbuloi se si i priti penalltitë e Koke dhe Iago Aspas.


Sipas tij, ai e dinte shumë mirë se ku do të godisnin spanjollët.

“Nuk isha stërvitur sepse prisja që të kualifikoheshim në kohën e rregullt. Por e dija ku do të godisnin ata”,- tha Akinfeev në konferencën e shtypit në Novogorsk.

“Tek penalltitë që prita, e dija fare mirë se ku do të shkonte topi. Pata edhe fat”,- deklaroi portieri.

Kur u pyet për përballjen ndaj Kroacisë, Akinfeev tha: “Ndjek vetëm skuadrën time. Kam parë disa ndeshje në Botëror, por Kroacinë nuk e kam parë”.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas