Auto

‘Porsche’ i jep fund prodhimit të makinave me naftë

Prodhuesi gjerman “Porsche” ka njoftuar se do ndalojë prodhimin e veturave me naftë dhe do përqendrohet në motorët benzinë, elektrike dhe hibridë.

Ky vendim u mor duke u bazuar tek skandali i vitit 2015 në të cilin kompania e tij bashkëpunuese, “Volkswagen”, pranoi se, kishte mashtruar në provat e motorëve me naftë.



Makinat me naftë gjatë një periudhe të caktuar janë ndaluar në disa zona të qyteteve gjermane në përpjekje për të ulur ndotjen.

“Ne, si kompani që prodhojmë makina sportive, e kemi patr gjithnjë naftën si rol dytësor dhe kemi ardhur në përfundimin se në të ardhmen nuk duam të kemi naftë. Motorët e benzinës janë të përshtatshme për garat sportive”,- tha shefi ekzkeutiv i Porsche, Oliver Blume.

Ai shtoi se, “Porshce” nuk ka krijuar asnjëherë motorë nafte pasi ka përdorur ato të kompanisë “Audi”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas