Kryesore

Politizimi i administratës – Raporti i OECD-BE: Ministrat të plotfuqishëm, rekrutimet të centralizuara

Një raport i publikuar nga projekti i mbështetjes ndaj qeverisë, i njohur ndryshme si SIGMA e që është një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, tregon qartë se, Shqipëria vuan influencën e lartë politike në administratën shtetërore. Raporti i sapo publikuar i referohet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe jep të dhëna mjaft interesante. Nga këto të dhëna rezulton se, Shqipëria është i vetmi vend në rajon, ku numri i këshilltarëve politik nëpër ministri është më i lartë se ai i drejtuesve të nivelit të lartë, 135 kundër 115.

Nga ana tjetër, në raport nënvizohet fare qartë fakti se, në Shqipëri, ministrat kanë autoritet të plotë në përzgjedhjen e drejtuesve të lartë nga një grup i caktuar kandidatësh të para-seleksionuar, çka do të thotë se, edhe në poste jo-politike, përzgjedhja është politike. Madje, paradoksalisht, Shqipëria rezulton të jetë i vetmi vend, ku drejtuesve të lartë i ndalohet rreshtimi politik, edhe pse kjo mund të cilësohet si një shkelje e të drejtave themelore të njeriut.



Përpos kësaj, raporti sqaron se, Shqipëria ka nivelim më të lartë të centralizimit të procesit të rekrutimit të drejtuesve të lartë, duke shtuar madje se ky është një rast unik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjithë faktorët e lartpërmendur sinjalizojnë një përfshirje të drejtpërdrejtë të politikës në administratën shtetërore. Të dhëna të tjera ndërkohë tregojnë se, Shqipëria ka ndër normat më të ulta të kandidatëve për një post drejtues, vetëm 2.1 për pozicion, ndërkohë që në vende si Serbia ngjitet deri në 5.

Nga ana tjetër, Shqipëria rezulton të ketë normën më të lartë në rajon të largimeve nga pozicionet e drejtuesit të lartë, në masën 18%, paçka se, kanë mbetur në të njëjtat pozicione duke ndërruar vetëm dikasterin. Sa i përket hendekut gjinor, Shqipëria përfaqësohet mirë, me 40% të pozicioneve drejtuese të nivelit të lartë që i mbajnë femra, ndërkohë që në Kosovë norma zbret në vetëm 9%. Maqedonia mban rekordin në rajon me 53% të pozicioneve drejtuese për femrat./SCAN

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas