Ekonomi, Kryesore, Mapo Format

Politika fiskale/ Koha për harmonizimin e taksave me ekonominë

Në vitet e fundit një numër në rritje i ekspertëve tatimorë kanë argumentuar se rritja e tatimit të pronës është më pak i dëmshëm për rimëkëmbjen ekonomike sesa rritja e taksave mbi punën. Nëse politika tatimore është në unison me infrastrukturën e klimës për investime, atëherë merr jetë synimi për të rritur standardin ekonomik, d.m.th. të ardhurat për frymë.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ndihmon për të diskutuar çështjet e mëdha ekonomike që shqetësojnë ekonominë. Paratë e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar mund të përdoren për të ndihmuar për uljen e borxhit masiv kombëtar të Shqipërisë rreth 9 miliardë dollarësh. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar gjithashtu inkurajon njerëzit për të kursyer më shumë para për të shmangur pagimin e taksave mbi konsumin. Si rezultat, një komb me një përqindje më të lartë të njerëzve që kursejnë para është një komb i begatë.



Por, këtu fillon efekti i kundërt i TVSH-së dhe e gjithë kjo duhet të vërehet nga politika fiskale për të harmonizuar taksën e konsumit me taksat mbi kapitalin dhe punën.

Problemi më i madh i TVSH-së është që ajo mund të ndikojë në mënyrë disproporcionale të varfrit. Qëkurse kjo taksë është e njëjtë, si për të pasurit, po ashtu edhe për të varfrit, atëherë taksa ndikon me një përqindje të lartë në uljen e të ardhurave të një individi. Shkalla standarde (e cila është sa 1/5 e çmimit përfundimtar) mbi ushqimet dhe veshjet do t’i mbajë larg këtyre mallrave të konsumit dhe të nevojshme në masën më të madhe nga njerëzit të varfër.

Pse dëmtohen në mënyrë disproporcionale njerëzit e varfër?

TVSH-ja dëmton të varfrit në mënyrë disproporcionale, sepse tatimi mbi vlerën e shtuar ha nga të ardhurat e tyre që kanë një tavan apo janë të kufizuara në sasi.

Për shembull, le të themi se ne njohim 2 njerëz të ndryshëm (Edin dhe Albanin), që jetojnë në Vlorë dhe që të dy paguajnë tatim të vlerës së shtuar. TVSH-ja është 20% për të gjitha blerjet e tyre. Edi ka të ardhura vjetore prej 10.000 $ dhe nga këto shpenzon në vit $ 1,800 për blerje të tilla si ushqim dhe veshmbathje. Edi paguan 300 $ në vit TVSH. Alban realizon të ardhura vjetore prej 6,000 $. Ai shpenzon po ashtu si Edi $ 1,800 në vit për blerje ushqimesh dhe veshmbathje. Ai paguan të njëjtën TVSH si Edi në vit prej $ 300. Por a janë ata me të vërtetë duke paguar të njëjtën gjë? TVSH-ja është vetëm sa 3% e të ardhurave vjetore të Edit, ndërsa për Albanin ajo sa 5% e të ardhurave vjetore. Edhe pse ata të dy paguajnë të njëjtën sasi parash, TVSH-ja është në një përqindje më të madhe parash për Albanin.

Pra, TVSH-ja përfaqëson një pjesë shumë më të madhe ndaj individit me të ardhura më të ulëta se ndaj individit tjetër me të ardhura të larta.

Të moshuarit dhe njerëzit që jetojnë me të ardhura fikse ndikohen negativisht edhe më shumë, sipas këtij shembulli. Ky efekt i vlerës së shtuar tatimore është negativ, sepse dekurajon konsumin. Ekonomia jonë po tenton rritjen e konsumit dhe çdo rënie e shpenzimeve do të dëmtojë bizneset dhe punonjësit e tyre.

Nëse bizneset nuk janë në gjendje që të mbulojnë koston e taksave shtesë dhe për këtë arsye i kalon ato te konsumatori, një efekt direkt do të ishte fillimi i rritjes së nivelit të papunësisë, për arsye se bizneset do të pushojnë më shumë punëtorë nga puna apo do të ulin pagat e tyre për të shkurtuar shpenzimet për shkak të kostos së lartë të taksës.

Gjithsesi, lidhur me politikën tatimore dhe harmonizimin e tatimeve në mënyrë që të mos ketë asnjë shtrembërim midis tyre duhet që të hidhet më shumë vëmendja në llojet e tjera të tatimeve. Për shembull, në vitet e fundit një numër në rritje i ekspertëve tatimorë kanë argumentuar se rritja e tatimit të pronës është më pak i dëmshëm për rimëkëmbjen ekonomike sesa rritja e taksave mbi punën.

I gjithë ky reformim i sistemit të taksave është i nevojshëm për të ribalancuar barrën e taksimit me qëllimin për ta zhvendosur nga taksat mbi punën dhe taksat mbi konsumin dhe për ta drejtuar te taksat mbi kapitalin dhe specifikisht mbi pronën dhe të ardhurat individuale nga fitimet nga kapitali, sidomos për pjesën e individëve që i përkasin shkallës së sipërme të të ardhurave.

Por, për të bërë të kuptueshme këtë zhvendosje të barrës së taksave nga një tatim te një tjetër, ose për ta bërë më të drejtë konkurrencën midis taksave, disa pyetje duhet të kenë përgjigje.

Pyetja e parë është se kush e paguan tatimin mbi të ardhurat personale, tatimin e pagave, tatimin mbi pasurinë dhe mbi dhurimet?

Pyetja e dytë është se kush e mbart barrën e taksave mbi benzinën, kafenë dhe duhanin?

A ka ndonjë grup individësh, që humbin apo që fitojnë nga zhvendosja e barrës së disa taksave, d.m.th. nga ngritja dhe ulja e normave tatimore?

E fshehta e mosmarrëveshjes politike mbi ndryshimet në sistemin tatimor shpesh varet nga përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Për të demonstruar kush paguan taksat aktuale ose kush do të jenë fituesit dhe humbësit nga një ndryshim tatimor, ne duhet të verifikojmë se sa para paguan ose duhet të paguajë për Buxhetin secili nga individët. Fituesit dhe humbësit janë të grupuar duke u bazuar pikërisht në këtë filozofi.

Në qoftë se ne mund të kujtojmë shembullin më lart dhe nëse shtojmë në këtë rast edhe tatimin individual mbi pronën dhe mbi konsumin e përditshëm, atëherë është shumë e qartë se shumica e barrës në Shqipëri ende mbartet nga individët me të ardhura të kufizuara dhe të ulëta.

Asnjëri nuk mund të thotë barrën e vërtetë të një takse vetëm duke shikuar se ku ose mbi cilin është aplikuar fillimisht, ose nga fakti se si është quajtur.

Barra ekonomike e një takse, shpesh nuk mbaron me personin ose biznesin që ka detyrimin ligjor për ta paguar taksën. Kjo barrë, ose rasti i një takse ka të bëjë me ndryshimin e të ardhurave reale që rezultojnë nga imponimi i ndryshimit të një takse. Një kuptim më i mirë i pasojave ekonomike dhe ngarkesës/barrës reale të tatimeve është i domosdoshëm për të arritur një sistem tatimor optimal.

Le të marrim rastin e vendeve të Ballkanit, të cilat konkurrojnë me njëra-tjetrën në fushën e tatimeve.

Aplikimi i një takse mbi të ardhurat nga kapitali i kompanisë thjesht do të çojë në rregullime, të tilla si: më pak kapital do të jetë në funksion të investimeve në një vend, veçanërisht në një vend të vogël. Kapitali do të shkojë jashtë vendit, sepse është më e lehtë për ta investuar jashtë vendit dhe të fitojë në vende kufitare me vendin ku ishte, ku sipërmarrësi e kishte për qëllim për ta investuar fillimisht.

Taksa është një element, që është i përfshirë në strukturën e kostos përpara se investimi të fillojë të marrë jetë. Çmimet e produkteve të tregtueshme të korporatave nuk mund të shkojnë lart për shkak se ato janë të vendosur si pasojë e koniunkturës së tregut botëror; norma e rikthimit të kapitalit nuk mund të shkojë poshtë, sepse kapitali nuk do të jetë i kënaqur për të fituar pak këtu se sa jashtë vendit. Ndërkohë, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar nuk është aq i rëndësishëm për investitorët, për shkak të natyrës së tij.

Vendet e Ballkanit nuk kanë të njëjtën normë e TVSH, dhe kjo situatë nuk dëmton të ardhurat e investitorëve, sepse TVSH-ja është një taksë që është e bazuar te konsumi dhe nuk përbën asnjë barrë për investitorët dhe kapitalet. Por, në qoftë se rimbursimi i TVSH-së nuk funksionon mirë, atëherë ka shumë probleme me qarkullimin e parasë të korporatave, sepse TVSH-ja është e bazuar në rrjedhën e parasë (cash flow).

Është në interes të politikanëve që TVSH-ja duhet të shihet shumë e lidhur me punëtorët dhe me taksat e punës (taksat mbi të ardhurat personale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore), pasi të gjithë këto kombinime të taktikave të taksave do të ndihmojnë për të sjellë investitorët në shtëpi.

Kapitali ka nevojë për një treg konkurrues të punës, burime natyrore dhe infrastrukturë, si dhe natyrisht politika të qëndrueshme dhe rregulla demokratike me më pak korrupsion të mundshëm. Kur i gjithë ky mjedis për investuesit do të jetë gati, atëherë është shumë e dobishme për klimën e investimeve që TVSH-ja të jetë funksionale dhe elastike, si dhe barra tatimore mbi punën të mos jetë aq e lartë në krahasim me vendet fqinje.

Nëse i tërë misteri i politikës tatimore është në unison me infrastrukturën e klimës për investime, atëherë vendimi më i rëndësishëm është ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe si pasojë synimi për të rritur standardin ekonomik, d.m.th. të ardhurat për frymë.

Kur i gjithë ky proces vlerësohet se është përfunduar, atëherë do të kemi një standard dhe mirëqenie të rritur që kuptohet me një nivel ekonomik me më shumë të ardhura në duart e individëve. Ky është edhe rezultati më i mirë që çdo qeveri duhet të kërkojë për të ardhmen e vendit të vet./Mapo.al/

 

PasPara

1 koment

  1. Logaria qe behet per shpenzimet e albanit dhe edit mua me del ndryshe. Gazetari ekonomist apo ekonomisti gezetar nIste nga premia te gabuara kur thote se objekt i tvsh jane vetem vesh,bathje dhe ushqime. Ne fakt shpenzimet te tera duhet te jene me tvsh. I’m je llogaeris se te dy shtrin kembet sipas jorganit dhe kursejne te dy 10 perqind te te ardhurave . Keshtu qe edi per 9000 euro te shpenzuara paguan 20 perqind te kesaj shume per tvsh. Te njejten 20 perqind te 5400 eurove paguan edhe albani keshtu qe praktikisht kontribojne prpocionalisht njesoj, shum pak me teper paguan edi. Por nuk eshte problemi. Nga artikulli del se shteti nuk llogarit mbledhje tvsh pervec se nga ushqimet dhe vesh,bathja. Po sherbimet e tjera si blerja hotolerise restorantteve e maikinave apo karburanti, apo ndertimi ?? Pse nuk llogarit ky gazetari edhe keto shpenzime ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas