Arkiva 2

Policia shqiptare, më e keqpaguara në rajon, një punonjës për 425 banorë

Policia shqiptare është më e keqpaguara në rajon, ndërsa një punonjësi policie i duhet të mbajë nën kontroll dyfishin tahiri-didie banorëve që mban një koleg i vendeve të BE-së. Kështu pohoi kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, gjatë analizës së gjatë për situatën e kriminalitetit në vend. Ndryshe nga ç’ishte bërë normë, Didi bëri një analizë jo vetëm kriminale, por edhe sociale, për të shpjeguar kështu arsyet pse shqiptarët vrasin dhe pse policia e ka thuajse të pamundur ta frenojë valën e krimin. Didi e ka cilësuar të pastabilizuar strukturën që trashëgoi, ku dominojnë shefat dhe ku zinxhiri komandues është tepër i gjatë. Ai theksoi se që prej vitit 2003, organika e Policisë së Shtetit është shkurtuar me 20%, ndërsa kriminaliteti ka ardhur në rritje. Para se të futej në analizën e shifrave, kreu i Policisë së Shtetit e vuri theksin tek raporti i policisë dhe banorëve, ku Shqipëria rezulton më e dizavantazhuara jo vetëm në Europë, por edhe në rajon.Në vitin 2013, Shqipëria kishte një raport  polic/banorë 1: 425.7, kur Franca kishte  1:252, Gjermania 1: 248, Britania 1:270, Estonia 1: 267 banorë. Ndërsa në vendet e rajonit ka një raport që varion nga 1: 165-200 banorë ose gati 2 herë më pak se Shqipëria”, – tha ai në panoramën e gjatë para punonjësve të policisë. Didi cilësoi si sukses rritjen e kallëzimeve për korrupsionin në 3-mujorin e fundit të vitit 2013, ndërsa cilësoi si probleme të trashëguara krimet për motive pronësie dhe ato në familje. Gjatë analizës së djeshme, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha se koha e të paprekshmëve ka përfunduar. Në fjalimin e tij para punonjësve të policisë nuk mungoi replika me zërat e shumtë publikë që nuk i kanë kursyer kritikat për të. “Gati-gati duket sikur s’ka lindur në koshiencën kolektive të punonjësve të Policisë së Shtetit se në këtë vend ka edhe të paprekshëm, se qytetarët duhet të ndahen në shtresa dhe një minorancë e tyre janë të paprekshëm. Por për këtë nuk kemi pritur dhe as presim që ish-kryeministri, ish-ministrat dhe ofiqarët e tjerë të cilëve u ka ardhur goja, të kërkojnë falje publike për gjendjen ku kanë katandisur policinë e shtetit”, – deklaroi Tahiri. Në analizën vjetore të policisë, Tahiri tha se sulmet e opozitës ndaj policisë janë të pajustifikueshme. Në lidhje me akuzat e ngritura për fshehje të krimeve, ministri i Brendshëm deklaroi deklasifikimin e komunikatës zyrtare të policisë. “Kemi firmosur urdhrin për deklasifikimin e komunikatës së policisë dhe vendosjen e saj në dispozicion të publikut, mediave dhe të gjitha institucioneve shtetërore”,- nënvizoi Tahiri. I pranishëm në analizë ka qenë edhe Spartak Braho, kryetar i komisionit të Sigurisë. Pasi u dha të drejtë Didit dhe Tahirit për adresimet ndaj zyrtarëve të mëparshëm, Braho nuk e kurseu një paralajmërim. “E vlerësova fjalën e gjatë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për gjendjen në të cilën e gjeti institucionin. Por sikurse ai e di shumë mirë, pas 6 muajsh apo një viti duhen rezultate konkrete dhe askush nuk mund të flasë më për periudhën që kaloi”, – tha Braho.   

3020 Raste të dhunës në familje, me 3020 persona të dëmtuar, nga të cilët 2346  femra, ose 77.6% dhe 108 raste të dhunës ndaj të miturve. Janë evidentuar 494 raste me shumë se më 2012.



45 748 Konflikte, ose 27 % më shumë se më 2012 kanë ndodhur gjatë 2013. Kapjet në flagrancë të 7258  autorëve, ose  26 % më shumë se në vitin 2012, flasin për praninë e forcave të rendit pranë komunitetit.

35% Siguria rrugore mbetet  fusha më kritike e sigurisë publike në vendin tonë. Në vitin 2013 rezulton një rritje me 35 % të numrit të aksidenteve rrugore për 100 mijë banorë, krahasuar me vitin 2012.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas