Kronika, Kryesore

Policia rrethon fisin Haka, arrestohet ‘i forti’ i Krujës

Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA, po zhvillojnë një operacion në fshatin Nikël të Krujës për kapjen e personave të dyshuar.

Sipas informacioneve paraprake është ndaluar shtetasti Flamur Haka, i konsideruar si person i rrezikshëm dhe person i kërkuar nga policia.



Në operacionin që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit marrin pjesë një numër i madh efektivësh policie dhe me mjete të blinduara.

“BalkanWeb” raporton se në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Policia vijon kontrollet për kapjen e personave të dyshuar si dhe për armë e drogë. Po kështu mësohet se janë shoqëruar disa persona të fisit Haka.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas