Bota

“Policia në Britani përdor ‘fëmijë agjentë’ në operacione të fshehta”

Policia e Britanisë ka përdorur fëmijët si agjentë në operacione të fshehta ndaj bandave dhe organizatave terroriste, tregoi një raport i Dhomës së Lordëve në parlamentin britanik, transmeton Anadolu Agency.

Praktika në fjalë është zbuluar pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme për rritjen e kohëzgjatjes së detyrës nga një në katër muaj për fëmijët agjentë nën moshën 16 vjeçare, të cilët janë emëruar si Burim i Fshehtë Njerëzor i Inteligjencës (CHIS).



Lord David Trefgarne, kryetari i Komisionit për Shqyrtimin e Legjislacionit Sekondar, që përgatiti raportin, kritikoi praktikën CHIS, duke shprehur shqetësime për “rrezikimin e shëndetit mendor dhe fizik të fëmijëve duke i shfrytëzuar për një kohë të gjatë në operacion të fshehtë”.

Ministria mbron praktikën

Edhe pse raporti nuk ka dhënë ndonjë informacion në lidhje me numrin e fëmijëve të përdorur në operacionet e fshehta policore, Ministria e Brendshme tha se ky numër është “shumë i vogël”.

Në një deklaratë, ministria ka argumentuar se fëmijët janë mjet “i pashoq” për sigurim informacionesh, në veçanti kur bëhet fjalë për bandat.

“Duke pasur parasysh se të rinjtë përfshihen gjithnjë e më shumë si kriminelë dhe viktima në krime të rënda, duke përfshirë terrorizmin, bandat, trafikimin e drogës dhe abuzimin seksual të fëmijëve, ka hapësirë në rritje që të miturit të përdoren si CHIS”, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, ekspertët theksojnë se policia fillimisht kap fëmijët që janë pjesëtarë të bandave dhe më pas i vendos në të njëjtën organizatë si agjentë, ndërsa kjo gjendje mund të shkaktojë që ndaj tyre të ushtrohet më tepër dhunë për shkak të dyshimeve të krerëve të bandave të cilët janë të vetëdijshëm për një mundësi të tillë, thuhet në mediumet britanike.

Nga ana tjetër, Rights Watch, organizatë e të drejtave të njeriut e cila vepron në fushën e politikave të sigurisë, po ashtu kritikoi këtë praktikë të policisë, duke vlerësuar se “policia i vendos fëmijët si figurë shahu në cepat më të errët”.

Organizata po ashtu theksoi se qeveria britanike shkel detyrimet në fushën e të drejtave të njeriut përmes praktikës së fëmijëve agjentë, duke pohuar se në këtë mënyrë, shteti i zhyt ata edhe më thellë në krim në vend se t’i shpëtojë nga krimi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas