Kronika, Kryesore

Policia mësyn fisin Lika, ja kë po kërkonte: Detajet e asaj që ndodhi në Divjakë

Thirrjes së policisë për të dalë nga banesa, një 77-vjeçar nga fshati Remas i Divjakës iu përgjigj duke dalë me armë gjahu në dritare. Në këto kushte, efektivët qëlluan në ajër dhe i bënë sërish thirrje Haxhi Likës që të dilte nga banesa.

Kështu deklaron policia në një reagim për mediat, për ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të premteje, ku i plagosur mbeti pikërisht 77-vjeçari Haxhi Lika.



Rreth orës 05:30, forcat speciale të RENEA-s ndërmorën një operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndër to ishte edhe banesa e 77-vjeçarit Lika, pasi sipas policisë, disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy persona të dyshuar si autorë vrasjesh.

“Në momentin që policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu). Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri H.L për të dalë nga banesa”, thotë policia në reagimin e saj.

Po sipas kësaj të fundit, Lika është dëmtuar në kokë në rrethana ende të paqarta. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

“Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t’u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj. Nga ana tjetër, Policia falenderon qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke besuar fort se të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend më të qetë e të sigurt”, e mbyll reagimin e saj policia.

Operacioni policor për kapjen e një të shumëkërkuari është zhvilluar në orët e mëngjesit në 7 shtëpi të fisit Lika.

Sipas banorëve, forcat speciale kanë qëlluar me armë duke plagosur rëndë në kokë 77-vjeçarin Haxhi Lika, i cili pretendohet se ndodhej në gjumë.

Banorët po ashtu pretendojnë se janë dhunuar fizikisht nga forcat RENEA.

Raportohet se policia po kërkonte që të arrestonte Laert Haxhiun, një person me rrezikshmëri të lartë.

Haxhiu akuzohet për masakrën e vitit 2017 në Lushnje. Ai vrau dy të rinj, Jurgen Hoxhën dhe Saimir Latifin.

Haxhiu nga Prokuroria e Lushnjës është akuzuar edhe për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “iriqi, në vitin 2009 dhe si autor kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas