Kronika, Kryesore

Policia kujtohet të arrestojë përndjekësit e vajzave pas disa tragjedish në Tiranë

Vrasja e dyfishtë e ndodhur në rrugën “Don Bosko” të premten e javës së kaluar më 8 Qershor, kur Xhafer Mata vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, ka bërë që Policia e Tiranës të ashpërsojë dorën ndaj personave me tendencë përndjekjen e femrave.

Ky është rasti i mekanikut shqiptaro-amerikan Besnik Brahimi 45 vjeç, banues në rrugën “Dhimitër Kamarda” në kryeqytet. Ai u vu në pranga mëngjesin e të enjtes, me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij 21 vite më të re.



Vrasja e dyfishtë e ndodhur në rrugën “Don Bosko” të premten e javës së kaluar më 8 Qershor, kur Xhafer Mata vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, ka bërë që Policia e Tiranës të ashpërsojë dorën ndaj personave me tendencë përndjekjen e personave.

Ky është rasti i mekanikut shqiptaro-amerikan Besnik Brahimi 45 vjeç, banues në rrugën “Dhimitër Kamarda” në kryeqytet. Ai u vu në pranga mëngjesin e të enjtes, me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij 21 vite më të re.

Brahimi kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu, sërish për akuzën e përndjekjes së 24-vjeçares. E punësuar si shitëse, ajo e kishte denoncuar shqiptaro-amerikanin në Janar të vitit 2017, pak javë pasi ata ishin ndarë pas një lidhjeje një më tepër se një vjeçare.

Për këtë akuzë, mekaniku 45-vjeçar u dënua për një vit e gjysmë. Të mërkurës pasdite, ai e përndoqi sërish dhe pas denoncimit u vu serish në pranga.

Që prej të premtes së kaluar, Policia e Tiranës ka regjistruar dy procedime penale për akuzën e përndjekjes./Tv Klan/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas