Aktualitet, Kryesore

Policia Kufitare: Po! Gruevski doli nga Shqipëria me makinën e…

Tashmë duket se është e konfirmuar dhe zyrtare se ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit, për t’ju drejtuar më pas Hungarisë, ku dhe ka kërkuar azil politik. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare nga Policia e Shtetit.

Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, duke iu përgjigjur interesimit të meidas në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë, të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se:



“Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”./Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas