Kronika

Policia kap mat në Burrel hajdutin serial me maskë dhe levë në dorë






               Publikuar në : 17:16 - 29/04/18 |
mapo.al

Policia ka mundur të zbardhë dhe dokumentojë me prova ligjore edhe 5 vjedhje të kryera më parë po i njëjti person.


Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë Ismail Dishukën, 39 vjeç, banues në Burrel (i dënuar më parë për vjedhje).

Arrestimi i tij u bë pasi, rreth orës 03.00 të natës mes të shtunës dhe të dielës ai është konstatuar në Burrel nga patrulla e policisë me maskë në fytyrë, me doreza dhe një levë duke tentuar të hapë dyqanin mini-market në pronësi të shtetasit A.M, 46 vjeç.

Ndërhyrja e mënjëhershme e Policisë , bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 39 vjeçarit.

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas