Kronika

Policia jep detaje për sherrin me armë pranë komisariatit të Gjirokastrës

Policia e Gjirokastrës ka sqaruar konfliktin që la të plagosur dy persona në një lokal bastesh, fare pranë komisariatit të policisë së qytetit.

Në lagjen “18 Shtatori” të qytetit Gjiokastër, rreth orës 20:45, para një lokali “lloto sporti”, shtetasi K. Ll, rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit:



XH.G 52 vjeç dhe V.B 36 vjeç, të dy banues në Lazarart.
Të dy shtetasit e plagosur janë transportuar në Spitalin rajonal Gjrokastër, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Autori menjëherë pas ngjarjes është larguar, ku forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 3 gëzhoja pistolete.
Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethana të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas