Aktualitet

Policia, ja dëmet e shkarkuara nga tërmeti i djeshëm

Tronditjet nga tërmetet e ndodhur një ditë më parë duket se kanë shkaktuar disa dëme në banesat e qytetarëve.

Sipas Policisë së Shtetit, dëme ka pasur në 58 banesa, 22 ne Tiranë e 36 në fshatrat e Tiranës, dëmtime në një pallat në  Yzberisht dhe një dyqan në Ndroq.



Sakaq edhe 36 banesa ne fshatrat e Durrësit dhe 2 banesa ne fshatrat e Elbasanit.

Lëkundjet e tërmetit me epiqendër në Lalëzës kanë vijuar edhe përgjatë orëve të mbrëmjes së djeshme por edhe gjatë ditës së sotme, por më një magnitudë më të ulët se ai i 6 ballëve që lëkundi të gjithë Shqipërinë.

Tërmeti i fundit sipas IGJEUM, është regjistruar në orën 16:34, me magnitudë 2.1, dhe epiqendra ka qenë 6 km në veri të Vorës.

 

rr

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas