Kronika

Policia i bastis shtëpinë në Francë, gjen tregtarin shqiptar të drogës të lidhur…






               Publikuar në : 18:43 - 24/08/18 |
mapo.al

Policia franceze ka gjetur një tregtar shqiptar droge të lidhur në banesën e tij në rrethin Beaubrun në St-Etienne.


Autoritetet vendase po hetojnë për sfondin e rastit pas gjetjes së 20 vjeçarit me origjinë shqiptare të lidhur në një apartament.

Bastisja bëri të mundur sekuestrimin e 150 gramëve të heroinës dhe 350 gramë lëndë për prerjen e drogës në një vend tjetër të fshehur dhe të përdorur nga i njëjti individ.

I riu shqiptar është akuzuar për trafik droge dhe është burgosur. Hetimi vazhdon për të identifikuara ata që e sulmuan atë, konsumatorët e pakënaqur apo rivalët që ishin xhelozë ndaj klientelës së tij.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas