Kryesore

Policia greke ‘nxitet’ nga shqiptari: Nëse ju hyjnë hajdutët, bëni sikur flini

Pas ngjarjes me hajdutin shqiptar, policia greke ka dhënë këshilla për qytetarët se si të veprojnë në rastet kur në banesë iu futen grabitës, raporton TV Klan.

“Qëllimi i hajdutëve nuk është kurrë vrasja. Vrasja ndodh nga paniku që hajdutët mund të pësojnë nga reagimi i pronarëve të banesës”, njofton Policia e Greqisë.



Në këtë mënyrë, thuhet në njoftim, bëni sikur po flini. “Mos lëvizni sepse veprimi i parë që do të bëjnë është t’ju qëllojnë“. Në rastet kur situata përkeqësohet dhe qëllohet me armë, këshilla është që të shtriheni përtokë dhe të mundoheni të fshiheni.

Këto informacione për qytetarët, policia greke i ka dhënë pas rastit të hajdutit shqiptar që hyri në banesën e një të moshuari në Athinë dhe mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë nga pronari. Ngjarja ndodhi më 26 Mars në lagjen “Glyfada” të kryeqytetit grek, kur 28-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij grek 18 vjeç, u futën për të vjedhur në shtëpinë e një 88-vjeçari.

Ky i fundit e qëlloi me armë shqiptarin, duke e plagosur në dorë.  Ai u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka komunikuar arrestimin. Në momentet e para të ngjarjes, në pranga u vu edhe i moshuari grek, i cili pas disa orësh u la i lirë pasi u sqaruan rrethanat e ngjarjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas