Kronika

Policia e Kosovës e arrestoi/ Albert Veliu plas “bombën”: Ishin me urdhër të tjetër kujt!






               Publikuar në : 21:15 - 15/10/18 |
mapo.al

Albert Veliu i njohur për të gjithë si Babalja në një intervistë dhënë gazetares Eni Vasili për emisionin “Open” në Top Channel rrëfeu se si është jeta e një azilkërkuesi. I pyetur nga gazetarja se nëse mendon se autoritetet e Kosovës do t’i japin azil apo jo ai u shpreh se beson tek shteti i Kosovës dhe tek policia atje gjë që nuk mund ta thotë për Shqipërinë.


Gazetarja: Zoti Veliu faleminderit që pranuat ftesën për intervistën tonë dhe dua që ta fillojmë këtë intervistë me disa pyetje rreth jush. Si po i kaloni ditët në qendër të azilkërkueseve në Kosovë?

Albert Veliu: Po mirë si azilant jetojmë brenda azilit.

Gazetarja: Mendoni se autoritetet e Kosovës do t’ju japin azil?

Albert Veliu: Pooo besoj se shteti i Kosovës është më i drejtë nga lart se shteti i Shqiperisë, janë më korrekt, policinë e kanë më korrekte dhe gjithçka e kanë me korrektë se sa shteti jonë. Janë shtet më korrekt.

Gazetarja: Po por policia e Kosovës erdhi pak ditë më parë dhe ju arrestoi.

Albert Veliu: Erdhi me urdhër të tjetër kujt.

Gazetarja: Me urdhër të kujt?

Albert Veliu: Të një pale, shteti tjetër poshtë që unë s’ mund ta zë në gojë që është me urdhër të kujt sepse shteti i Kosovës nuk mund të vinte të më arrestonte mua në mes të azilit pa urdhërin e dikujt pas Shqipërie.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas