Aktualitet

Policia e Elbasanit arreston 50-vjeçarin, do të ekstradohet në Itali

Ditën e sotme Policia e Elbasanit ka arrestuar një person me qëllim ekstradim në Itali. I arrestuari është Gjon Maska, 50 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni

Njoftim i policisë



Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare  Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar kanë bërë  kapjen dhe arrestimin e një shtetasi  të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet  me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:

Gjon Glina, ( alias Gjon Maska) 50 vjeç banues në Elbasan.

Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë,  në Lagjen “Haxhias” Elbasan.

Ky shtetas më datë 27.03.2018 është shpallur  në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:

Gjykata e Apelit e Romës, Itali me vendim  të datës 17.07.2009, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni” parashikuar nga neni 3 nr.4 i Kodit Penal Italian dhe neni 6, 8 Y 4  i Ligjit 75/1958.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas