Aktualitet

Policia bën shpërthimin e kontrolluar të valixhes tek Kryeministria, rezulton alarm fals

Një valixhe e dyshimtë është gjetur mbrëmjen e sotme në Tiranë në afërsi të Kryeministrisë në bulevadrin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia e Tiranë në një njoftim të sajin bën me dije se ende nuk dihet nëse në këtë valixhe ka ndonjë lëndë plasëse apo është alarm i rremë, por po punohet për zbardhjen e ngjarjes.



Pas më shumë se një ore që zona qëndroi e rrethuar dhe grupet e policisë bën shpërthimin e kontrolluar, rezultoi se ishte vetëm një alarm i rremë.

Policia e Tiranë në një njoftim zyrtar bëri me dije se nuk kishte asgjë brenda saj.

valixhe4

Njoftimi i plotë

Informacion Paraprak

Më datë 24.06.2018, rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital njoftohemi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia antieksploziv për të kryer veprimet e mëtejshme.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas