Bota, Kryesore

Policia amerikane arreston një person në lidhje me pakot-bomba…

Autoritetet federale kanë ndaluar një person në lidhje me 12 paketat e dyshimta shpërthyese, tha një zyrtare e Departamentit të Drejtësisë. Zëdhënësja e Departamentit, Sarah Isgur Flores tha se autoritetet kanë në plan të japin më shumë informacion në një konferencë shtypi të premten pasdite. Personi i arrestuar, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së dërgimit të pakove bombë në adresë të kritikëve të presidentit Donald Trump.

Sipas policisë, ai është ndaluar në zonën e Majemit, në shtetin e Floridës. Ndërkohë sot janë gjetur dy pako të tjera, me përmbatje të dyshimtë që mbanin adresën e senatorit amerikan Cory Booker dhe ish-drejtorit të Shërbimit të Zbulimit Kombëtar James Clapper. Paketa e 11 u gjet në zyrat e një shërbimi postar në qytetin Opa-Locka të Floridës dhe mbante adresën e senatorit demokrat nga New Jersey njoftoi në një postim në twiter FBI-ja.



Njoftimin për pakon e 12-të e bëri policia e Nju Jorkut dhe në të ndodheshin adresat e ish-drejtorit të Zbulimit Kombëtar James Clapper, si dhe ajo e rrjetit mediak CNN. Zoti Clapper tha për CNN-in se nuk ishte i habitur që ai ishte në shënjestër dhe tha se incidentet ishin “serioze”, shkruan VOA.

Ndërkohë hetuesit federalë po kontrollojnë zyrat e një shërbimi të madh postar në Florida prej së enjtes në mbrëmje, pasi u përcaktua se të paktën një prej dhjetë bombave dërguar demokratëve me peshë dhe kritikëve të njohur të Presidentit Donald Trump është nisur prej andej. Me shumë gjasë pakoja në fjalë është ajo që shkoi në zyrën e ligjvënëses Debbie Wasserman Schultz, sipas një lajmi të publikuar nga gazeta Miami Herald që i referohej një zyrtari federal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas