Kronika, Kryesore

Polici i Kufirit në Kakavijë u përplas kur ishte në shërbim, ndalohet shoferi

Aksidentohet një punonjës i Policisë Kufitare të Kakavijës. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për Shkëlqim Lilen, polic në Drejtorinë Kufitare.



Mësohet se polici ka qenë duke u kthyer nga shërbimi kur është goditur nga një automjet në vijën e gjelbër të kufirit, në urën e fshatit.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku thuhet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Automjeti e ka perplasur policin ne toke duke i shkaktuar thyerjen e kembes, gjymtyreve te trupit dhe plage te tjera. Shoferi qe e goditi punon ne nje kompani sigurimesh dhe quhet Arjan Kusho”, raporton “jugunews”.

Kakavije, Gjirokastër

Informacion paraprak:

Njoftohemi se në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Kakavijes”, automjeti me targa AA 265 AL, i drejtuar nga shtetasi A. Kusho, 40 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur këmbësorin, efektiv i Policisë në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, i cili në momentin e aksidentit ishte me shërbim, Inspektor Sh.L, 44 vjeç.

Punonjësi i Policisë është transportuar në spitalin rajonal “Omer Nishani” ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas