Kronika

Pogradec/ Zhduket 12-vjeçarja gjermane, prej dy ditësh e humbur

Prej dy ditësh një 12-vjeçare në Pogradec rezulton e humbur. Ajo është shtetasja gjermane Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani.

“Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V.F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshortes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani”,- shkruan policia.



Vajza është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli. Ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin “Adidas”, si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara.

Policia shqiptare kërkon bashkëpunimin nga ana e medias dhe qytetarëve, për gjetjen e saj pasi 12 vjeçarja, zotëron vetëm gjuhën gjermane.

Kushdo që ka informacion të saktë mbi vendndodhjen e kësaj shtetase, është i lutur të telefonojë në numrat 0694110226 dhe 0694110229./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas