Kronika

Pogradec/ Gruaja humb jetën në dush. Dyshohet për kontakt me rrymën elektrike

Një shtetase 40-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së shtunës, teksa kishte hyrë për t’u larë në banesën e saj, ku jetonte e vetme.

Trupi i shkrumbuar i 40-vjeçares B.B. është gjetur të shtunën në orën 22:10.



Nga hetimet paraprake rezulton se dera e banesës ka qenë e mbyllur me çelës nga brenda, ndërsa automati i apartamentit u gjet i stakuar.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore dyshohet se vdekja e saj mund të jetë shkaktuar si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike, gjatë bërjes së dushit.

Gjithsesi, grupi hetimor po punon për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas