Sociale

Pogradec, AKU zbulon dhe asgjeson 308 kg mish të rrezikshëm

AKU ka evidentuar 4 subjekte, 3 në Pogradec dhe 1 në Korçë, tregtonin mish të prodhuar në mënyrë tëkundraligjshme, pra nga kafshë të paregjistruar e identifikua, të cilat nuk i janë nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes(ishin pa vulë dhe certifikatë veterinare)

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar:



190 kg mish viçi të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Pando Strati” në Pogradec
88 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “RefijeKapri” në Pogradec
20 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “DhimitërBucuku” Pogradec
10 kg mish derri të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “TheodhorRembeci” në Korçë

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 450.000 lekë, sekuestrim i 308 kg mish me destinacion asgjësimin.

Ndaj subjektit “RefijeKapri” u mor masë bllokim i menjëhershëm i aktivitetit përpos mungesës së plotë të dokumentacionit ushtronte aktivitetin në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Gjithashtu AKU është në vlerësim të materialeve edhe për kallëzim penal për veprën penale të parashikuar nga Neni 288/a I K.penal “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore”, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

<
>
auto_11535364952 auto_21535364951 auto_31535364952 auto_41535364950 auto_61535364949 auto_81535364948 auto_91535364947 auto_101535364946 auto_111535364945
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas