Media

Po pyesnit se ku u ‘zhduk’ Rudina Xhunga? Ja ekrani ku do ta ndiqni nga tetori…

Rudina Xhunga, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare, prej tetorit do t’i bashkohet grupit më ndikues mediatik, në vend.

Rudina Xhunga është autore e 8 librave, botuese e portalit online dritare.net dhe autore e moderatore, prej 20 vitesh, në prime time te televizioneve kryesore ne Shqiperi, si “RTSh” e “Top Channel”.



Xhunga ka nisur në tetor të 1998 emisionin “Dritare” në RTSH dhe për koincidencë do të rinisë sërish në tetor të 2018-ës, po këtë emision në “News 24”.

Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” pohojnë se ajo do të rikthehet në ekranet shqiptare ku kësaj radhe ka zgjedhur t’i bashkohet grupit më te rendesishem mediatik në Shqipëri, jo vetëm si autore dhe moderatore e “Dritares” së saj, por edhe si editorialiste në median  e shkruar dhe online të grupit.
Rudina për teleshikuesin është gazetarja që nuk ka frikë të pyesë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas