Sport

Zyrtare: Granit Xhaka nënshkruan kontratë të re me Arsenalin




               Publikuar në : 19:05 - 15/06/18 |
mapo.al

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, ka nënshkruar sot kontratë të re afatgjate me Arsenalin.


Xhaka, i cili gjendet në Kupën e Botës në Rusi me Kombëtaren e Zvicrës, ka nënshkruar kontratë me Arsenalin, njofton klubi londinez, transmeton Gazeta Express.

Në një video të publikuar në llogarinë zyrtare të Arsenalit në Twitter, Xhaka thotë: “Jam i lumtur dhe krenar që kam nënshkruar kontratë të re me Arsenalin dhe shpresoj se në të ardhmen do të kemi rezultate të mira”.

25-vjeçari u paraqit në të gjitha 38 ndeshjet e sezonit të kaluar në Premierligë, duke qenë titullar në 37 prej tyre dhe duke bërë një paraqitje nga stoli.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas