Kronika, Kryesore

Po ktheheshin nga mbrëmja e maturës, makina e tre të rinjve përplaset me shtyllën. Një vajzë në reanimacion

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Daullas-Fier, teksa kanë mbetur të plagosur disa të rinj.

Ata kanë qenë duke u kthyer nga mbrëmja e maturës kur mjeti ka dale nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.



Në mjetin tip veture ishin duke udhëtuar tre maturantë të cilët pas mbarimit të festës së mbrëmjes janë nisur për në banesën e tyre.

Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti por nga përplasja është plagosur një vajzë e cila aktualisht  ndodhet në sallën e reaminacionit nën mbikqyrjen e mjekeve. Ende nuk dihen identitetet e personave që janë përfshirë në aksident.

Detajet e policisë:

Në datën 28.06.2018, rreth orës 00:40, në rrugën Fier-Daullas, shtetasi D.M, 18 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K.B, 19 vjeç, banues në Fier

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja S.H, 18 vjeçe, banuese në Fier, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e personelit mjekësor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(FAXWEB.AL)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas