Kronika

Po kthehej nga pushimet në Korfuz, arrestohet në Igumenicë shqiptari i shumëkërkuar

Shërbimet e policisë të Igumenices, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit te pasaportave të Sajadhes, kanë arrestuar sot të shumëkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjec. “BalkanWeb” meson se Bego po kthehej nga pushimet ne Korfuz dhe përmes Igumenices do te kalonte për në Shqipëri.

Bego kishte ndërruar emrin ne pasaporte në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz. Edmond Bego rezulton i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje ne organizate kriminale për trafik kokaine dhe heroine.



48-vjecari njihet si miku i Aldo Bares dhe rezulton me disa emra të tjerë si Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari.

Ai ka qenë për disa kohë edhe president i klubit të futbollit të Lushnjës.  Bego është dënuar nga drejtësia italiane për kryerjen e veprave penale të rënda, të “mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas